Pas 101 vitesh familja bëhet me vajzë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në Angli, një familje është bekuar pas 101 vitesh me një vajze. Ishin mësuar teksa dhomat i lyenin me ngjyrën blu, e ndërsa tashmë vajza e ardhur në jetë ka ndryshuar çdo gjë në këtë familje. Xhesi Silverston, e lindur në vitin 1913, ishte fëmija e fundit vajzë e kësaj familjeje, deri në ardhjen në jetë të Popit. Në këtë gëzim janë përfshirë Xheremi Silverston, 43 vjeç dhe Daniela Andreus, 36 vjeç.

Për breza me radhë, pjestarët e kësaj familje kanë lindur vetëm djem. “Kur më thanë që kishte lindur një vajzë, fillova të lyej dhomën e saj ngjyrë rozë, duke e zëvendësuar me blunë që e kisha përgatitur më parë. Ishim të bindur që do të lindte një tjetër mashkull”, është shprehur Xheremi Silverston. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori