Pas 1 viti trupi i Elifit nga Hasanbegu ende pa gjurmë, xhaxhai: Do jepja jetën vetëm ta gjej!
Vetëm një vit më parë në lagjen Hasanbeg në Shkup e dominuar nga shqiptarët do përjetonte orë llahtari si pasojë e vërshimeve nga reshje të pazakonta shiu.
Për pak orë, gjithçka përfundoi nën ujë duke mos kursyer as jetë njerëzore.
Më rëndë nga kjo e dyta e pësoi
familja Fejzullai, ku djali Furkani, së bashku më të bijën 16-muajshe, Elifen, lanë frymën e fundit mes ujërave të tërbuar.
Por tragjedia vijon ende, teksa vogëlushja nuk është gjendur dot as pas një
viti. Ajo sot është pa varr, duke jua gërryer shpirtrat të afërmve të saj, e nënës sidomos, shkruan Tesheshi.
Xhemali, vëllai i Furkanit dhe xhaxhai Elifes pa varr, nuk i mban dot lotët as sot dhe gjoks shtrënguar nga dhimbja, me zor pëshpërit ca fjalë….
Si e kujtoni humbjen e mbesës dhe
vëllait pas një
viti?
Mjaft rëndë! Nuk mundem të flas nga mërzia e madhe që e përjetojmë, e sidomos tani që po bëhen një vit nga humbja e dy më të dashurve tonë të familjes.
Në veçanti
familja e përjeton më së keqi humbjen e
vëllait dhe mbesës në momentet kur shkojmë për vizitë te vari i tij dhe aty mungon vari i Elifes së
vogël. Është shumë rëndë por s’kemi çfarë të bëjmë, ka qenë caktim i Allahut dhe kësaj askush s’mund t’i ikë.
Në çfarë drejtimi po shkon jeta e fëmijëve jetimë, kush po përkujdeset për ata?
Si mund të jetë ndryshe, pikëllim, pikëllim! Për momentin, që nga vdekja e
vëllait, për fëmijët e tjerë, Erinën 6-vjeçare dhe Erminën 5-vjeçare përkujdeset nëna e tyre dhe e gjithë
familja jonë.
Nuk kalon ditë pa i përmendur si ne po edhe fëmijët. Shpesh herë i kujtojnë momentet më të mira të jetës, si kanë kaluar si janë kënaqur me babain e tyre.
Po të ishte e mundur, me çfarë do e kishit këmbyer (ndërruar) gjetjen e trupit të pajetë të Elifes së
vogël?
Ashtu sikurse vëllai, edhe unë nuk do ta kisha kursyer veten dhe jetën time
vetëm për ta gjetur Elifen e
vogël, që ta varrosim pranë babait të saj, Furkanit.
Përveç humbjes së
vëllait, ju keni pësuar dëme të mëdha edhe në aspektin material nga vërshimet. Sa keni arritur të rimëkëmbeni?
Kur jemi te dëmet materiale, jo
vetëm unë, por i gjithë fshati Hasanbeg sot e kësaj dite jemi duke punuar dhe rregulluar shtëpitë e shkatërruara, dhe ende nuk kemi ardhur në vete plotësisht.
Ndonëse tash ne si familje kemi ndërtuar një shtëpi tjetër, Ermina 5-vjeçare thotë se më mirë te shtëpia e vjetër se te e reja, atëherë e kishim edhe babin edhe Elifin. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2017,
ora 18:28