Partnerët e këngëtareve shqiptare që provuan burgun (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fakti që janë figura të njohura dhe publike bën që shpeshherë skandalet që ndodhin në familjen e VIP-ave të bëhen publike.

Më poshtë janë disa nga partnerët e këngëtareve shqiptare të cilët kanë pasur probleme me policinë.

-Albërie Hadërgjonaj dhe Mentor Hadërgjonaj

Mentor Hadërgjonaj, me të cilin këngëtarja është martuar që në moshën 15-vjeçare, është arrestuar në vitin 2001 dhe është dënuar me 7 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike.

“Vitet e rinisë sime i kalova me trasta në duar duke i çuar ushqime në burg,” ka thënë ajo duke shtuar se pas daljes së tij, gjërat nuk ishin njëlloj dhe për këtë arsye, ata u ndanë për rreth 6 muaj dhe pas rikthimit.

-Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha
Ermal Hoxha i cili është edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka për të vuajtur edhe dhjetë vite dënim në burg për shkak se ai u arrestua në lidhje me një skandal trafiku droge.

Bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta tregon se ata janë akoma të lidhur dhe se duhen pavarësisht largësisë.


-Arta Bajrami dhe Xhemajl Xhimi Sekiraqa

Bashkëshorti i këngëtares është vënë në pranga një vit më parë nga policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje. Por, ky nuk duket të jetë problemi i tij më i madh, pasi Sekiraqa gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në lidhje me një vjedhje ari në Kuvajt.

-Tuna Sejdi dhe Cozman

Cozman u përball me gjykatën pasi u kap me lëndë narkotike dhe gjithashtu edhe pas qëllimit me armë ndaj Noizyt, por tashmë është i lirë.

-Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj

Në atë kohë i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenari pati përplasje më policinë për shkak se dhunoi Ledrin, i cili është ish-i dashuri tjetër i Dafinës. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori