Parfumi i Calvin Klein eliminon tigrin vrastar në Indi (FOTO LAJM)

India njihet si një vend ku ka shumë fmailje tigrash, madje jetojnë fare pranë zonave të banuara.

Së fundmi raportohet se një tigër agresiv që kishte vrarë më shumë se 13 persona është eliminuar nga një gjahtar me nj ëplumb të vetëm.

Tigri i njohur ndryshe si "T-1", ishte shumë i rrezikshëm madje fshihej në mënyrë përfekte dhe sulmonte besfasisht, prandaj vrsaja e tij ka qënë shumë e vështirë.

Çfarë e bën më interesante ngjarjen, është fakti se tigri, është futur në kurth nga Aghar Ali Khan, (djali i gjahtarit më të famshëm në Indi, Naëab Shafath Ali Khan) duke përdorur një parfum për meshkuj të Calvin Klein.

Sipas ekspertëve parfumi përmban “civetone”, një përbërës që i tërheq gjithmonë tigrat.

Banorët e fshatit festuan vrasjen e tigrit me fishekzjarre, por organizata për mbrojtjen e kafshëve e kanë cilësuar ngjarjen si jo etike, raporton “Neë York Times”. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2018, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori