Plagosi Bebe Rexhën në mes të koncertit, zbardhet dëshmia “e çuditshme” e autorit

“Do ishte qesharake”- kjo është një frazë gjatë dëshmisë së personit të akuzuar për goditjen me celular në fytyrën e Bebe Rexhës teksa ajo performonte në një koncert në Manhattan.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.

27-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë. Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.

Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)


Shtuar 20.06.2023 12:02