Parashikimi i motit për 2 ditët e ardhshme, do të ketë rritje të temperaturave (FOTO LAJM)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike do të shkojë drejt stabilizimit.
Në dy ditët e ardhshme do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata diellore. Kjo situatë
stabile paraqitet si pasojë e masave
stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.
Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet 2-3 gradë
Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të
lëvizin ndërmjet 12-14 gradë
Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Shtuar më 02/02/2021,
ora 19:44