Papritur e pa kuptuar, Baby G sapo u martua (FOTO LAJM)

Reperja e njohur shqiptare, Baby G ka qenë në qendër të vëmendjes këtë vit për jetën e saj private. Në fillim të vitit u mësua se reperja ishte në një lidhje me Lim Hotin dhe muaj më vonë dyshja deklaroi ndarjen.

Tani Baby G po shijon jetën beqare dhe është përqëndruar tek karriera duke punuar për këngë të reja.

Reperja po tërheq vëmendjen edhe me postimet e saj në Instagram dhe kështu ka ndodhur edhe sot pasi papritur e pa kuptuar Baby G ka deklaruar se është martuar.

"Sapo u martova", shkruan reperja krah fotove ku shfaqet me Amela Kalarin e cila është veshur me fustanin e bardhë. Nëse nuk po e njihni, Amela ka konkurruar në "Miss Universe" dhe u shpall shoqëruesja e dytë e Missit.
Shtuar më 20/11/2019, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori