Papritur bota mësoj se ka një djalë, Drake ndan si rrallëherë foton e ëmbël (FOTO LAJM)

Kanë kaluar plot tre vite nga ardhja në jetë e djalit bukurosh të Drake, të quajtur Adonis.

Reperi, i cili më herët e pat shumë të vështirë të pranonte djalin e tij, tashmë nuk i kursen herë pas here pozat në Instagram me të birin.

Vetëm pak orë më parë, ai ka ndarë në llogarinë e tij një foto të adhurueshme me të birin, tek i cili ka mbështetur kokën teksa shohin TV së bashku.

I vogli ka përkulur gjithashtu kokën nga i ati ndërsa kjo foto ku ata i shfaqin dashurinë njëri-tjetrit na i shkriu zemrat të gjithëve!

Reper 33-vjeçar, i cili më parë e mbante vogëlushin e tij jashtë syrit të publikut, postoi një sërë fotosh të Adonisit bjond me kaçurrela e sy bojëqielli në fund të marsit.

“Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t’i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë, t’i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi”, tregoi ai gjatë intervistës me Lil Wayne në “Young Money Radio”.

Në 11 tetor 2017, Sophie lindi Adonis, por Drake nuk e pranoi që ishte bërë baba deri në daljen e albumit të tij Scorpion në fund të qershorit 2018.

Duhet të kalonin 2 vite që Drake të publikonte foto edhe me nënën e djalit, Sophie Brussaux, 30 vjeç me të cilën duket se reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.
Shtuar më 28/11/2020, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori