Rama: Në prill mblidhet kësti i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë, do të ndihmojë pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar  se kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të mblidhet në muajin prill. Siç ka theksuar kreu i qeverisë, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur kryesisht kategoritë më në nevojë.

“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkruan Rama.