PAMJET/ E gjakosi policia apo protestuesit? Kjo është e vërteta për kryeredaktorin e RD (FOTO & VIDEO)

Momenti kur polici behet gati te qelloje me shkop gome
Pëlqej
Me mbylljen e protestës së opozitës, sëfundmi ka nisur debati politik se kush e gjakosi kryeredaktorin e RD-së Bledi Kasmi.

Të majtët pretendojnë se Kasmi u qëllua me gurë nga protestuesit, të cilit po godisnin policinë, ndërsa Basha dhe të tijtë akuzojnë forcat e rendit.

Në një video të shpërndarë nga Report TV, Kasmi duket teksa shtyn kangjellat e hekurit në drejtim të policisë.

Një moment duket të fluturojnë në ajër syzet e tij pasi goditet në kokë me shkop gome nga një polic në të djathtë të tij.

Më pas, duket Kasmi teksa vendos dorën në kokë dhe gjaku që fillon t'i rrjedhë.

Kështu, nga videoja duket qartë se Kasmi është goditur në kokë me shkop gome nga policia teksa po shtynte kangjellën e hekurit në drejtim të tyre.

Për më tepër, ndiqni sekuencat e shkëputura nga ngjarja. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2018, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori