Pamjet e frikshme, ja si është katandisur "Range Rover-i" i Arben Ahmetajt (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish ministri i financave, Arben Ahmetaj është aksidentuar mbrëmjen e së dielës në Kumanovë.

Ahmetaj bashkë me 2 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë “Range Rover”, kur janë përfshirë në një aksident me dy makina të tjera, mes të cilëve edhe një autobus.

Nga fotot e bëra publike duket se makina ku udhëtonte Ahmetaj është shkatërruar thuajse e gjitha në pjesën e parë, duke përfunduar më pas e përmbysur në rrugë.

Ndërklohë, vetë Ahmeti ka bërë të ditur se është në gjendet të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori