Pedagogët i rikthehen protestave, paralajmërojnë tubim para Parlamentit

Pedagogët i rikthehen protestave. Lëvizja universitare, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë njofton se të enjten, më 24 nëntor ora 10:00-11:00 do të ketë një tubim përballë parlamentit duke ftuar të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve të marrin pjesë me qëllimin e rritjes së sensibilizimit mbi politikën për një qëndrim tjetër ndaj arsimit të lartë.

Protesta është thirrur në të njëjtën ditë kur parlamenti do të debatojë dhe miratojë buxhetin 2023. Deri në fillim të nëntorit pedagogët protestuan duke kërkuar paga më të larta dhe rritje të buxhetit nga qeveria për kërkimin shkencor.


Shtuar 22.11.2022 21:20