Humb jetën në zyrë kryebashkiaku turk

Kryetari i Bashkisë së Erenlerit të Sakaryas, Fevzi Kilç ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Mediat e huaja shkruajnë se 59-vjeçari ndërroi jetë pasditen e sotme, ndërsa mësohet se Kilç ka qenë në zyrën e tij duke punuar. Punonjësit e bashkisë ishin ata që lajmëruan urgjencën, dhe u transportua me urgjencë për në spital.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Kliç nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Kilıç, u zgjodh Kryetar i Bashkisë Erenler nga AK, Partia në Zgjedhjet e Administratës Vendore të 31 Marsit 2019.


Shtuar 20.06.2023 20:02