Pamje të rënda nga masakra në SHBA ku u vranë 18 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë (FOTO LAJM)

Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi me armë në qytetin El Paso të Teksasit, në SHBA.

Mediat botërore kanë publikuar pamjet e para nga vendngjarja, teksa shihen autorët duke qëlluar me kallashnikovë dhe viktima në tokë.

Raportohet se policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët për më shumë se një orë, ndërsa ka arritur të arrestojë tre prej tyre. Kryetari i bashkisë tha se kjo ishte një tragjedi, që nuk ishte menduar kurrë.

“Kjo është një tragjedi që ne kurrë, kurrë nuk do të kishim menduar se do të ndodhte në El Paso”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për ngjarjen është vënë në lëvizje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka biseduar me prokurorin e Përgjithshëm dhe Guvernatorin e Teksasit.
Shtuar më 03/08/2019, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori