Një fenomen i tmerrshëm po bëhet i zakonshëm në
Arktik, shfaqja e kanibalizmit mes arinjve polarë.
Së bashku me ngrohjen
globale, koronavirusin që po pushton Evropën dhe ngjarje të ndryshme politike, ekziston një fenomen që prek speciet e kafshëve dhe i drejton ata në
kanibalizëm, thonë studiuesit rusë.
Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ngrohja
globale, por edhe nga shtimi i numrit të kompanive në
Arktik, privon arinjtë polarë nga mundësia për gjueti, kështu që ata detyrohen të kthehen në
kanibalizëm duke sulmuar këlyshët e tyre.
Shkencëtarët kanë konfirmuar se arinjtë, pasi vrasin anëtarët e specieve të tyre, mbulojnë trupat e tyre me borë dhe akull, në mënyrë që ta përdorin përsëri në të ardhmen.
Shtuar më 04/03/2020,
ora 08:35