Pamje të frikshme, tragjedia e madhe që ka shkaktuar uragani në SHBA (FOTO LAJM)

Me një shpejtësi 185 km në orë, Uragani Dorian goditi bregdetin Juglindor të ShteteveBashkuara me erë dhe shira të fortë, duke lënë pa energji elektrike më shumë se 200,000 shtëpi dhe biznese

Pasi shkaktoi vdekjen e 30 vetëve dhe shkatërrim të jashtëzakonshëm në Bahamas, Dorian vazhdoi drejt brigjeve lindore të ShteteveBashkuara, duke kaluar pranë Floridës të mërkurën, por në një distancë relativisht të sigurt. Prej andej, stuhia e kategorisë 3 preku shkarazi Georgian dhe goditi bregdetin e Karolinës së Jugut me efekte më serioze.

Rreth 3 milionë njerëz në Florida, Georgia dhe në Karolinën e Jugut dhe të Veriu, u paralajmëruan të evakuohen, ndërsa stuhia afrohej dhe me mundësinë për të kërcënuar jetë njerëzish.
Shtuar më 06/09/2019, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori