Pamje të frikshme, shihni si notojnë mobiljet në shtëpinë e përmbytura në Kamzë (FOTO LAJM)
Situata e përmbytjeve në Shqipëri vazhdon të jetë
akoma kritike ndërkohë ushtria dhe policia janë në dispozicion për të evakuuar banorët e rrezikuar.
Situata vazhdon të jetë alarmante edhe në Valias të Kamzës.
Që në orët e mbrëmjes është dashur ndërhyrja e ushtrisë ku janë evakuuar disa banorë të zonës.
Në galerinë më sipër mund të shikoni pamjet nga shtëpitë e
përmbytura, ku dëmet janë padyshim të mëdha.
Deri në këto momente nuk raportohen të lënduar, ndërkohë shumë banorë
akoma vazhdojnë të ngujuar pa ushqim e ujë duke pritur ndërhyrjen e ushtrisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2017,
ora 13:15