Pamje të frikshme, shihni si notojnë mobiljet në shtëpinë e përmbytura në Kamzë (FOTO LAJM)

Situata e përmbytjeve në Shqipëri vazhdon të jetë akoma kritike ndërkohë ushtria dhe policia janë në dispozicion për të evakuuar banorët e rrezikuar.

Situata vazhdon të jetë alarmante edhe në Valias të Kamzës.

Që në orët e mbrëmjes është dashur ndërhyrja e ushtrisë ku janë evakuuar disa banorë të zonës.

Në galerinë më sipër mund të shikoni pamjet nga shtëpitë e përmbytura, ku dëmet janë padyshim të mëdha.

Deri në këto momente nuk raportohen të lënduar, ndërkohë shumë banorë akoma vazhdojnë të ngujuar pa ushqim e ujë duke pritur ndërhyrjen e ushtrisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2017, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori