Pamje shokuese nga tërmeti që tronditi Nepalin (FOTO LAJM)

Tërmeti që goditi Nepalin duket se po merr përmasa katastrofike. Sipas raportimeve më të fundit të fundit, numri i të vdekurve ka kaluar 2200.

Tërmeti i gradës 7.9 ballë të shkallës Rihter ka shkatërruar qindra banesa dhe ka plagosur qindra persona.

Kryeministri Bamdev Gautam ka shpallur gjëndjen e emergjencës dhe bëri apel për asistencë humanitare në të gjithë vendin.

Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë pas qindra të tjerë kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesave të shembura.

Tërmeti është ndjerë në gjithë rajonin. 18 alpinistë raportohet të kenë humbur jetën në një kamp alpinistësh në malin Everest për shkak të një orteku të shkaktuar nga tërmeti, ndërsa autoritetet indiane raportojnë 35 viktima në Indi.

Është shkatërruar kryeqyteti Katmandu ku është rrëzuar edhe kulla Dharahara, trashëgimi e UNESCO-s.

Kathmandu , kryeqyteti i Nepalit është tërmeti më i shkatërruar, i ndjekur nga
Bhaktapur, Sindhupalchoëk, Rasuëa e Lalitpur.

Rreth 4,6 milionë njerëz në rajon u ekspozuan ndaj lëkundjeve nga tërmeti në Nepal, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare nëpërmjet Twitter.

Nepal, janë prekur 30 nga 75 rajone nga tërmeti.

Në Tibet, rrugët u hapën, ndërtesat u shembën dhe të paktën 12 njerëz mbetën të vdekur, raportoi media shtetërore e Kinës, duke cituar autoritetet lokale.

Tërmeti i fundit i këtyre përmasave në Nepal ka rënë përpara 81 vjetësh ku humbën jetën 8500 persona. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori