Trondit Artan Hoxha: Nëse thellohen hetimet mbi Taçin, zbulohet një vrasje

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se nëse thellohen hetimet mbi çështjen e biznesmenit të naftës, Rezart Taçi, ka gjasa të zbulohet edhe një vrasje, sipas tij.

Komentet ai i bëri në “Radarin Informativ” në ABC me Jonida Shehun.

Sipas tij, thellimi I hetimeve do të nxjerrë në dritë një vrasje “200 mijë euroshe”.

“Taçi është i dyshuar nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit, aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar.  Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me Armon me privatizimin e Armos, me sekuestrimin… Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë.  Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje, 200 mijë euroshe.

Nëse do  hetohet aty do dalin shumë gjëra, besoj se sot situata është më e favorshme se në të kaluarën për të hetuar persona si Taçi, sepse se ka më fuqinë që kishte, lidhjen me politikën. Hetimin e bën SPAK-u, Taçi s’e ka më atë pushtet. Njerëzit me të cilët ka mbajtur kontakt Taçi sot janë të pafuqishëm”, tha Artan Hoxha./albeu.com/