E rrahu dhe i shkuli dhëmbët të moshuarit kinez, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Veprim barbar i një shqiptari në Itali.

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka vjedhur një 60-vjeçar kinez.

Arrestimi ka ndodhur më 24 prill, ndërsa denoncimi u bë që më 7 korrik të vitit 2022.

Sipas mediave italiane, shqiptari i veshur me rroba të errëta dhe ne kapuç të ulur mbi fytyrë ka ndjekur me makinë viktimën deri në via di Brozzi me një makinë të tipit Mercedes Class A.

Në vetëm tre minuta ka vjedhur portofolin, katër karta debiti dhe krediti, si dhe dokumentet e identifikimit. Po ashtu mësohet se shqiptari i ka hequr tre dhëmbë kinezit dhe e ka qëlluar në fytyrë dhe trup me grushte.


Shtuar 27.04.2023 22:00