Shenjat më të theksuara të çrregullimeve hormonale në organizëm

Ndiheni të fryrë, të acaruar ose thjesht nuk është dita juaj më e mirë? Çrregullimi hormonal mund të jetë fajtori. Hormonet janë “dërgues” kimikë që ndikojnë në mënyrën si qelizat dhe organet funksionojnë.

Është normale që nivelet e tyre të ndryshojnë në momente të ndryshme të jetës, si para ose gjatë ciklit menstrual ose shtatzënisë, ose gjatë menopauzës. Por, edhe disa ilaçe dhe gjendje shëndetësore mund të shkaktojnë rritje ose rënie të niveleve të hormoneve.

Ja cilat janë disa nga shenjat që paralajmërojnë për çrregullim hormonal:

Perioda të çrregullta

Zakonisht grave iu vijnë periodat çdo 21 deri 35 ditë. Nëse nuk ndodh e njëjta gjë me ju (nëse vonohen më shumë seç duhet ose nuk vijnë për disa muaj), mund të tregojë se keni shumë ose pak hormone të estrogjenit ose progesteronit. Nëse jeni në të 40-at ose në fillim të 50-ave, arsyeja mund të jetë perimenopauza, koha para menopauzës. Periodat e çrregullta mund të jetë edhe simptomë e një problemi shëndetësor, si sindroma e vezores policistike, për shembull. Flisni me mjekun.

Probleme me gjumin

Nëse nuk bëni gjumë të rehatshëm, rol mund të kenë edhe hormonet. Progesteroni, një hormon i prodhuar nga vezoret, ndihmon që ju të flini, Nëse nivelet janë më të ulëta se zakonisht, e keni më të vështirë që të bëni një gjumë të rehatshëm. Nivelet e ulëta të estrogjenit gjithashtu mund të shkaktojnë afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës.

Akne

Shfaqja e akneve para ose gjatë ciklit menstrual është normale. Por, nëse bëhen kronike, mund të jenë simptomë e ndonjë problemi hormonaë. Nivelet e larta të androgjenit (hormon “mashkullor” që e kanë si burrat ashtu edhe gratë) mund të shkaktojnë mbingarkesë të gjëndrave dhjamore. Androgjenët ndihmojnë gjithashtu edhe tek qelizat e lëkurës brenda dhe përreth folikulave të flokëve. Të dyja këto mund të shkaktojnë mbyllje të poreve dhe akne.

Probleme me kujtesën

Ndryshimet në nivelet e hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojnë “mjegullim” dhe probleme me kujtesën. Disa ekspertë mendojnë se estrogjenit mund të ndikojë tek neurotransmetuesit në tru. Problemet me kujtesën dhe përqendrimin janë sidomos të zakonshme gjatë fazës para dhe gjatë menopauzës. Por, mund të jenë gjithashtu simptomë e një gjendje tjetër të lidhur me hormonet, si sëmundja e tiroideve. Flisni me mjekun nëse edhe ju i keni këto simptoma.


Shtuar 3.12.2021 08:45