Pak kohë pas ardhjes në jetë të së birit, aktori i njohur zbulon planet e dasmës (FOTO LAJM)

Në shtator të vitit që lamë pas, aktori i njohur Visjan Ukcenaj bekoi dashurinë e tij me një djalë.

Partnerja e tij, Jona solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzoi me emrin Divin.

Në një intervistë të dhënë para ardhjes në jetë të Divin, aktori tregoi se do të zhvillonte ceremoninë e martesës pas lindjes.


Nisur nga kjo deklaratë, gazetarja Genta Hodo ka pyetur aktorin në emisionin “Edicioni Veror” për më shumë detaje.

Visjani tregoi se këtë verë nuk kanë plan të bëjnë dasmë, pasi dëshirojnë që Divin të jetë më i rritur.

Aktori shtoi se ceremoninë e martesës do e zhvillojnë pas disa vitesh, pa caktuar një afat, megjithatë është e sigurtë që Divin do të jetë i rritur, aq sa të mbajë mend momentet emocionuese të prindërve të tij.

Shtuar më 18/08/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori