Pak ditë pasi u bënë prindër, Klea dhe Elgiti i bëjnë pritjen e ëmbël të birit në shtëpi (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Krid.

Së fundmi Klea dhe vogëlushi kanë lënë spitalin dhe kanë shkuar në shtëpi. Aty i priste një surprizë e këndshme ku familjarët i kanë uruar Kridit mirëseardhjen me anë të një torte me arush.

“Mirë se erdhe në shtëpi bebushi Krid”, shkruhet në tortën që Klea ka ndarë në Instastory.

Shtuar më 08/06/2020, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori