Pak ditë para lindjes, si duket Meghan (FOTO LAJM)

Nga të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore, Meghan Markle njihet si ajo që nuk heq dorë kurrë nga puna. Madje, përgjatë shtatzënisë së saj ka ndjekur çdo aktivitet të mundshëm.

Ekspertë që merren me familjen mbretërore thonë se dukesha po përpiqet të punojë sa të mundë para ditës së lindjes. Tani, sipas Vanity Fair, nuk ka mbetur më asgjë e skeduluar në axhendën e saj. Çdo të thotë kjo? Princesha edhe mund të ketë lindur! Ose po pushon e qetë para se bebi të vijë.

Pallati mbretëror sigurisht nuk ka dhënë asnjë konfirmim, por janë shprehur se përveç disa “takimeve private”, Markle nuk ka asgjë tjetër në axhendë.

Nëse nuk dëgjuam gjë specifikisht në lidhje me baby shower-in e saj, ngjarja tjetër e rëndëisshme mund të ketë ndodhur shkruan anabel.

Sipas llogaritjeve, bebushi mbretëror pritet të vijë në fillim të prillit, por ku i dihet?! Dukesha di si të na surprizojë.
Shtuar më 14/03/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori