Paguani 900 dollarë dhe hani tortën me diamantë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Torta më e shtrenjtë në botë kushton 900 dollarë dhe është e bërë me diamantë dhe krem prej ari. Krijuar nga Le Dolci në Toronto, pastiçeria në fjalë ka krijuar kekun më të shtrenjtë në histori, ku mban rekordin duke kaluar kekun prej 750 dollarësh që u krijua në Decadence D’or në Las Vegas.

Torta e vogël është porositur nga një burrë, i cili donte të krijonte një kek special, për ditëlindjen e 40-të të gruas së tij. Sipas tyre, ëmbëlsira ka në të gurë të çmuar dhe një shtresë kremi e bërë me ar 24 karatsh. Përpos kësaj, ajo ka çokollatë italiane dhe e mbuluar me pluhur kafeje nga mali blu i Xhamajkës, e cila është shumë e rrallë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori