Pa prit pak! Unaza që i vodhën në Paris është ajo që mban Kim Kardashian? (FOTO LAJM)

Motrat Kardashian kanë prezantuar së fundi reklamën e tyre për Koleksionin e ri “Diamonds” të parfumeve të KKW.

Kim, Khloe dhe Kourtney kanë pozuar bashkë për imazhet e parfumeve personale, me look-un mjaft të kuruar. Me flokët e tyre të kapur bisht dhe të veshura me buste në një ambient ngjyrë rozë pastel, motrat seksi prezantojnë kështu aromat që mbajnë emrat: “Origjinal”, “Oud” dhe “Citrus”.

Por nga fotot vumë re se Kim mban dy unazat e fejesës me diamante që Kanye West ia dha asaj edhe pse njërën ia kishin vjedhur gjatë grabitjes në Paris 2016">2016, ku hajdutët i morën bizhuteri me vlerë 10 milionë dollarë.

E para ishte modeli oval 15 karat që Kanye i dha Kim gjatë propozimit të tij në San Francisko në 2013-n. E dyta është një unazë diamanti me prerje 20 karat që iu dhurua në verën e vitit 2016">2016.

Kjo unazë u raportua se ishte vjedhur në grabitjen e Parisit. Por duket se ajo është përsëri në gishtin e saj në këto foto reklamë.

“Daily Mail” shkruan se unaza mund të jetë ose riprodhim ose mund të jetë false sa për reklamë.

Ta ketë lënë Kanye Kim-in me një unazë false vallë?
Shtuar më 12/11/2019, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori