Pa mëshirë: Qëndronte këmbëkryq, policia e shoqëron "zvarrë" si në filma (FOTO+VIDEO)
Policia ka nisur menjëherë me shoqërimet e protestuesve.

Pak momente më parë një qytetar tërhoqi vëmendjen, duke protestuar në mënyrë të veçantë i ulur këmbëkryq përpara kordonit policor në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit.

Efektivët nuk e kanë kursyer, duke e tërhequr dhe duke e shoqëruar si në filma, sikur të ishte një kriminel në kërkim.

Sakaq protestuesit pritet të marshojnë përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme pas shpërndarjes që iu bë nga policia me gaz lotsjellës dhe ujë.

Pa mëshirë: Qëndronte këmbëkryq në mes të bulevardit, policia shoqëron e "zvarrë" (FOTO LAJM)

Shtuar më 11/12/2020, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori