Pa karburant dhe kaos në rrugë, si po pritet në Amerikë eklipsi i së hënës (FOTO LAJM)

Ndërkohë që eklipsi i plotë i diellit pritet të shihet të hënën në disa shtete të SHBA-ve, miliona qytetarë kanë nisur udhëtimin e tyre në zonat ku pamjet do të jenë më spektakolare duke shkaktuar kaos në rrugë, shkruan Albeu.com.

Karvane të gjata me makina janë vërejtur në disa shtete qendrore të SHBA-së ku eklipsi do të shihet i plotë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që të bëhet kujdes.

Mjaft stacione të shitjes së karburantit kanë ngritur flamurin e bardhë duke thënë se nuk kanë më naftë apo benzinë, ndërsa banorëve lokalë iu është vështirësuar jeta gjatë këtyre ditëve.


Eklipsi tjetër që do të shihet në SHBA pritet të ndodhë në vitin 2024. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori