Pa filtra dhe pa pikë grimi në fytyrë, Adelina Tahiri zbulon si duket ujë e sapun (FOTO LAJM)

Adelina Tahirin jemi mësuar që gjithmonë ta shohim të kuruar deri në detaje në çdo dalje të saj publike.

Ajo ka treguar se e ka shumë qejf grimin e lehtë, i cili i nxjerr në pah tiparet e fytyrës.

Megjithatë kur është me pushime duket se ka shumë qejf të qëndrojë pa pikë grimi dhe nuk nguron që ta zbulojë edhe në Instagram si duket.

Teksa vazhdon pushimet e saj në një vend bregdetar ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet më natyrale se kurrë.

Këngëtarja nuk e paska aspak kompleks të tregojë shenjat e diellit dhe qukat që ka në fytyrë.

Rreth 1 vit më parë Adelina u bë nënë për herë të parë e një vogëlushi të quajtur, Jon dhe shumë shpejt ja ka dalë të riktheje format e mëparshme fizike.

Shtuar më 23/07/2019, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori