Oriola Marashi na hapi zemrën dhe shprehu fjalët më të ngrohta për personin e shtrenjtë!

Modelja Oriola Marashi është tepër aktive në rrjete sociale dhe nuk ngurron të ndajë pa filtra detaje të shumta nga jeta e saj private.

Vazhdimisht ajo shpreh ndjenjat apo opinionet e saj lidhur me situata apo persona të caktuar, ndërsa sot vëmendjen e ka marrë mamaja e Oriolës.

Modelja bukuroshe është tepër e lidhur me të ëmën, siç ka treguar edhe vetë dhe e konsideron atë një shoqe shumë të mirë, si e cila dëshiron të bëhet në të ardhmen.

Sot, Oriola e ka uruar publikisht mamanë për librin e saj të dytë, duke i shprehur krenarinë me disa fjalë zemre.

Për më tepër, ajo ka rrëfyer edhe gjestin e bukur të të ëmës, e cila fitimet e librit do t’i çojë për bamirësi, shkruan iconstyle.

“Sot dua të them dy fjalë për mamanë time, Xhoi Jakaj. E aftë të shkruajë, punojë e drejtojë, por edhe nuk pushon së dhëni dashuri pa kushte.

Mjafton të takosh ish-nxënësit apo studentët e saj ndër vite, e të kuptosh sa e duan njerëzit. Edhe unë të duaaaa mama ime e dashur! Suksese në librin e radhës!

Ti më bën krenare dhe për faktin që të ardhurat e librit do shkojnë për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë, i sapo operuar, të cilit nuk do ia them emrin, por ai e di që ne fjalët i bëjmë realitet sepse nuk e kemi herën e parë. Të dua.”- shkruan Oriola.
Shtuar më 25/10/2020, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori