E RËNDË/ Vret ish-partneren serbe në Itali me armë, autori gjendet i vdekur në makinë, me të dhe një trup tjetër i pajetë (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 42-vjeçare me origjinë serbe, Lidia Miljkovic, u qëllua me armë dhe u vra nga ish-partneri i saj.

Vrasja ka ndodhur në lagjen Gogna, një zonë periferike në Vicenza.

Vrasësi u gjet i pajetë në një makinë të parkuar në një unazë perëndimore të Viçenzës. Tgcom shkruan se brenda makinës, përveç autorit, ishte dhe një tjetër trup i pajetë. Ndërkohë raportohet se burri pas vrasjes kishte shpërthyer edhe dy bomba.