Orgji për 200 mijë lek, pjesë e grupit të "Zogut të Tiranës" ishte edhe Iva Aliko?

Iva Aliko, vajza e ekraneve që promovohet përmes deklaratave të bujshme se ka një të dashur deputet dhe me anë të fotove ku shihet pothuajse e zhveshur, është bërë pjesë e një skeme prostitucioni.

Dosja e Hermes Nikajt të njohur si Zogu i Tiranës, pjesë e të cilës është edhe Aliko është zbardhur plotësisht.

Sipas dosjes ku është edhe dëshmia e njërës prej vajzave të shfrytëzuara për próstitucion Denisa Nelit, Aliko është shfaqur në skenë, në momentin që ka dërguar ‘Zogun e Tiranës’ në lagjen e tij.

Neli, e cila zbërtheu të gjithë skemën, ka treguar se ka qenë Iva këngëtarja, ajo që e ka sjellë Nikajn në lagje ku e priste “Velo”.

Ky i fundit, sipas Denisës është punonjës policie dhe e ka çuar atë së bashku me Zogun e Tiranës, në hótelin “Autostrada”, ku e priste laçjani Artur Gjini.

Si shpërblim për orët që do të kalonin me Gjinin, Neli dhe Nikaj kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra secili. Gjithçka ka ndodhur natën që policia shpërtheu derën dhe i gjeti të tre të zhveshur në shtrat.

Shtuar më 27/12/2019, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori