Opera njoftoi se
shfletuesi Opera Mini do të vijë edhe tek ora
inteligjente Gear S e Samsung.
Shfletuesi Opera Mini ka qenë në dispozicion në disa platforma të ndryshme duke vijuar nga celularët tek telefonat inteligjentë, dhe nga konsolat për lojëra e deri tek televizorët.
Së fundmi ky shfletues ka ardhur edhe tek platforma Windows Phone, dhe është gjithashtu në dispozicion edhe tek pajisjet Asha dhe Nokia X të Microsoft-it.
Tashmë, ky shfletues gjendet edhe tek
Gear S, që është ora
inteligjente e Samsung-ut me sistemin operativ Tizen.
Shfletuesi Mini është përshtatur për orën
inteligjente Gear S, për ta bërë më të lehtë shfletimin në internet nga ekrani i vogël i pajisjes.
Shfletuesi Opera kombinon saktësinë dhe kualitetin. Me integrimin e tij përdoruesit do të kenë mundësi të hyjnë dhe të eksplorojnë në internet pa kufi, dhe në një shpejtësi të lartë.
Përdoruesit e orës
inteligjente Samsung
Gear S mund të shkojnë tani tek dyqani virtual Galaxy Apps Store dhe të shkarkojnë falas shfletuesin
Opera Mini. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014,
ora 17:30