"Nuk do bëj kurrë më operacione plastike", Cardi B po vuan pasojat (FOTO LAJM)

Cardi B betohet se nuk do t’i nënshtrohet më asnjë ndërhyrje kirurgjike pas komplikimeve në bark dhe këmbë.

Cardi B është betuar se nuk do të vendos asnjëherë thikë në trup, shkruan DailyMail.

Reperja përmes një ‘tweet’ premtoi para fansave të saj që kurrë nuk do të bëjë operacione plastike, pasi kishte disa komplikime në shëndet, që e detyruan t’i anulojë koncertet.

Ylli 26-vjeçar tregoi këmbët e ënjtura për shkak të operacioneve plastike dhe u betua se më nuk do të bëjë ndërhyrje.

Ajo tregoi se këmbët i ënjten kështu sa herë që detyrohet të udhëtojë, kështu që mjeku i surgjeroi t’i anulojë koncertet, transmeton lajmi.net.

“Unë e urrej anulimin e koncerteve sepse i dua paratë. Jam një e varur nga paratë dhe paguhem shumë para, shumë para për këto koncerte”, tha ajo.
Shtuar më 15/06/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori