OnePlus 2 Mini me ekran (FOTO LAJM)

OnePlus 2 Mini do të ketë etiketën e modelit One E1000, karakterizohet me ekranin AMOLED 4.99-inç me rezolucion prej 1080x1920 pikselë, si dhe me sistemin operativ Android 5.1.1 Lollipop.

OnePlus 2 Mini punon me procesorin 2.0 GHz Adreno 430 GPU Snapdragon 810 SoC me tetë bërthama, posedon 3 gigabajt të RAM momeries dhe 16 gigabajt të memories së brendshme me mundësi zgjerimi deri në 128 gigabajt përmes kartelës microSD, kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe kamerën e përparme prej 8 megapikselë.

OnePlus 2 Mini vjen me këto dimensione 140 x 69 x 6.9 milimetra dhe me peshë prej 138 gramë. Ndërsa përsa i përket ccmimit OnePlus 2 Mini pritet jetë ndërmjet 250 dhe 350 dollarë. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2016, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori