One D Clubman modeli i ri nga Mini (FOTO LAJM)

Mini prezanton modelin më të fundit të tij One D Clubman në Britani të Madhe. Mini është një model ekonomik me motor 1.5-litra me 3 cilindra që zhvillon 116 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 10.4 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 191 kmh.

Mini One D Clubman vjen me mbrojtëse standarde, drita automatike dhe radion digjitale DAB. Si shtesë janë dritat standarde LED për mjegull.

Versioni manual do të kushtojë 21,357 paund, ndërsa çmimet për ata me automatikë fillojnë nga 22,870 paund. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2016, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori