Modric “ngrin” Messin, ndërhyrja fantastike e kroatit çmend “pleshtin” (VIDEO)

Eleminimi i PSG nga Champions League nga skuadra e Real Madrid ka marrë vëmendjen e mediave. Karim Benzema bëri të pavlefshëm dy golat e Kylian Mbappe që i kishte shënuar në dy ndeshjet, teksa sulmuesi madrilen shënoi në “Santiago Bernabeu” tripletë për të detyruar francezët ti thënë mirupafshim këtij komepticioni.

Nëse Benzema shënoi 3 gola, padiskutim vëmendje mori edhe Luka Modric, i cili ishte një nga më të dalluarit në këtë sfidë. Edhe pse është 36-vjeç ai në fushën  e lojës luajti si të ishte një lojtarë i ri.

Por, paraprakisht, Luka Modric bëri një ndërhyrje të pastër në Messin, e cila u duartrokit nga të gjithë. Aq sa ishte spektakolare ndërhyrja, ishte pa dyshim edhe reagimi i Messit pas ndërhyrjes.

Ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe dha një shikim akull të ftohtë, dhe duket se Modric “ngriu” argjentinasin.

Ky moment po bën xhiron e rrjetit, ndërsa është bërë virale duke marrë edhe shumë “Like”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 15:16