Ofendime dhe të shara mes gazetares dhe ish-banores: Copë injoranteje (FOTO LAJM)

Një video që ka qarkulluar së fundmi në rrjete sociale ku shfaqet Roza Lati dhe Dasara Karaiskaj gjatë një interviste duket se ka ndezur shumë polimika.

Dasara Karaiskaj duket se është përfshirë në një përplasje me ish-banoren se Big Brother, Gerta Shino.

"Nëse i besdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kamerës, të ishin çuar t’ja kishin marrë fshesën nga dora e të pastronin vendin më shpejt! Këto i quaj tamam kurva! Shkofshi në djall të dyja”, shkruante Gerta e indinjuar pas një veprimi aspak të hijshëm të moderatores ndaj një pastruesje në emisionin e Roza Latit.

Duket se moderatorja nuk ka hezituar për tja kthyer komentin e saj, e cila me anë të një postimi ka thënë se ish-banorja e BB e ka mamanë pastruese vetë, prandaj është prekur.

Ndërsa duket se sulmi i moderatores ka dalë huq, sepse Gerta ka thënë se mamaja e saj ka vdekur para 8 vitesh, teksa nuk ka ngurruar t’a cilësojë atë si një copë injorantje.

Gerta ka reaguar me një video live, e prekur pasi mamaja e saj është ndarë nga jeta 8 vite më parë. Gerta tregon në video se Dasara e ka denoncuar dhe i thotë se do veprojë siç i zgjidhin sherret shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori