“Oculus Rift” kufjet më të fundit nga Facebook (FOTO LAJM)

Facebook po punon për hedhjen në treg të kufjeve të tij më të fundit “Oculus Rift”. “Oculus Rift” vijnë si produkt i facebookut pas suksesit që ai ka arritur me Instagram apo Whatsapp.
Sipas ekspertit Syed Rahman, “Nga pikëpamja funksionale kufjet e Facebook janë spektakolare, por duhet që të bëjnë disa përmirësime në pamje e tyre”.

Kufjet e FB, të quajtur Virtual Reality, një realitet virtual do të jenë të pajisura edhe me syza 3D ku mund të shohësh dhe dëgjosh në një realitet virtual, fjala më e fundit e teknologjisë.
Syzat do të kenë një rezolucion 1280×1440 px, të njëtën që përdor dhe Samsung Galaxy Note 4, duke dhuruar një cilësi të
jashtëzakonshme pamjeje.

KufjetOculus Rift” mendohet të hidhen brenda pak muajsh në treg kundrejt çmimit 200 deri në 400 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2014, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori