"O xhaxhi! O xhaxhi! Shkele ka*ën" (FOTO LAJM)

Përveç ndotjes dhe tymit që karakterizon qytetet shqiptare, të ecurit në trotuare këto vitet e fundit kërkon edhe një sakrificë tjetër.

Mjaft qytetarëve që zgjedhin të ecin në këmbë u duhet të bëjnë "tre hapshin" ose zigzage në rrugë për të shmangur "topa" të mëdha jashtëqitjesh që gjenden rëndom gjithandej.

Sigurisht, nuk jemi çmendur deri në atë pikë sa të bëjmë jashtëqitjen rrugëve, edhe pse ato dalin sheshit në rastet kur shpërthejnë pusetat, por jashtëqitjet në fjalë i kemi peshqesh nga qentë, të cilët tani kanë filluar të jenë shoqëruesit më të mirë për mjaft qytetarë të vendit, shkruan Albeu.com..

Përveç kujdesit në ambientet e shtëpisë, mbajtja e një qeni kërkon një përgjegjësi të madhe nga ana e pronarit për të mos e kthyer siç duket në foto, një rrugë aq të bukur sa Bulevardi "Zogu I" në Tiranë, ku në çdo pesë metra rrezikon të shkelesh një jashtëqitje qeni.

Pronarët dalin xhiro me qentë e tyre, por harrojnë të marrin edhe një qese me vete ku të mbledhin atë që bën qeni në rrugë në mënyrë që edhe Roeli i vogël që kishte dalë në xhiro me gjyshin të mos detyrohet të thërrasë më të madhe burrin që kaloi para tij: "O xhaxhi! O xhaxhi! Shkele kakën".

Sigurisht që Tirana ka mjaft probleme me pastrimin dhe higjenën e qytetit, por ky është një rast që s'mund të kesh pretendime nga autoritetet kur vetë qytetarët e "dhje*sin" vetë rrugën.

P.S: Duke i kërkuar ndjesë lexuesit për problemet që mund t'i vijnë me nauzet, ju lutemi të shihni se si katandiset bulevardi "Zogu I" nga dhjetra "qen me zot" që kalojnë çdo ditë aty për t'u ajrosur. /Albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori