"O Edi Rama, më gjen dot ku jam?", ishte në arrati por Ritvani sfidonte shtetin nga shkurrja (FOTO LAJM)

Pëlqej
“Të varet, të digjet në mes të fshatit”. Këtë kërkojnë komentuesit në rrjetin social për autorin e masakrës me 8 të vrarë në Selenicë të Vlorës.

Pas lajmit se policia e ka arrestuar 24-vjecarin, Ritvan Zykaj, i cili dje pasdite vrau dy familje, kane vërshuar komentet në faqen e policisë, po ashtu si edhe në profilin e vet autorit, por që mëngjesin e sotëm rezulton të jetë i mbyllur.

Ngjarja makabre në Selenicë ka tronditur mbarë opinionin publik. Por teksa ishte në arrati 24-vjeçari">24-vjeçari me shumë qetësi gjente edhe kohën për të ‘lundruar’ në rrjetet sociale. Gjatë natës ai bënte postime në profilin e tij në “Facebook”. “Duke pritur Fatmir Xhafën. O Edi Rama a më gjen dot ku jam?”, shkruante 24-vjeçari">24-vjeçari. Ndoshta kanë mjaftuar postimet në “Facebook” për të bërë mundur dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 11/08/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori