Nxënësit e Tetovës në protestë: Ndal reformave të këqija në arsim (FOTO LAJM)

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë kanë protestuar sot në qendër të qytetit kundër reformavearsim. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë të bojkotin e mësimit derisa të dëgjohen kërkesat e tyre në lidhje me testimin ekstern.

Protesta e sotme e shoqëruar me pankarta si "jo provimit të matematikës", "Ne do të bojkotojmë deri sa të largohet testimin ekstern", "Ndal reformave të këqija në arsim", ka grumbulluar një numër më të madh nxënësish të të gjitha shkollave të mesme, krahasuar me protestat e mëparshme, shkruan Portalb.

Nxënësit thonë se nuk do të përfillin presionet e ndryshme dhe se do të vazhdojnë që t’i kundërvihen reformavearsim. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori