Nuse shembullore! Marrëdhënia e Elitës me vjehrrën është si e dy shoqeve të ngushta (FOTO LAJM)

Elita është princesha e Gjikos, këtë e dimë të gjithë dhe madje po presim me kuriozitet të mësojmë emrin e bebushit numrë dy të çiftit.

Por, kush është krahu i djathtë i Elitës përveç partnerit të saj? Sigurisht që vjehrra!

Ndoshta disa prej jush do të habiten, por moderatorja ka një raport aq të mirë me mamanë e Gjikos, sa duken si dy shoqe të ngushta dhe jo si nuse e vjehrrë.

Këtë e ka treguar vetë Elita, e cila sot ka uruar mamanë e reperit për ditëlindje.

Ajo ka ndarë foto nga momentet më të bukura së bashku, teksa i shkruan me dashuri fjalët krahas postimit:

“Jam kaq e bekuar që kam fituar jo vetëm një vjehrrë gjatë martesës, por edhe një shoqe të ngushtë. Uroj që ditëlindje jote të jetë aq spektakolare, sa je ti për mua. Të dua.”- shkruan Elita.

Gjithashtu, Elita tregon se Lirija është gjyshja ideale për birin e saj, Zërin.

Së shpejti, Zëri do të bëhet me një motër. Ndaj Elita ka marrë një pushim nga televizioni.

Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjithë, madje edhe punën.

Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.

Deri atëherë lë të mjaftohemi me intervistat që ajo jep dhe postimet në rrjetet sociale.
Shtuar më 27/01/2021, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori