Nuk u shkoi as në dasmë, ja çfarë ka thënë Arbana për Ledionin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Spekulimet ishin të shumta në momentin kur Arbana Osmani nuk u shfaq në dasmën e mbajtur në Como, Itali, të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

Siç e dimë të gjithë, Arbana dhe Ledioni janë miq të ngushtë prej vitesh, por të gjithë menduam se pati një krisje mes marrëdhënies së tyre.

Kjo nuk është aspak e vërtetë, ku Arbana e konfirmon më së miri se marrëdhënia mes tyre është shumë në rregull.

Sara Hoxha ka postuar disa foto nga dasma e saj madhështore e mbajtur më 11 gusht, ku midis komenteve mjaft pozitive dhe të dashura ndaj çiftit, gjendet edhe një koment nga Arbana, shkruan Xing.

“Shumë bukur”, ka komentuar Arbana tek fotoja, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte një spekulim. /albeu.com/



Shtuar më 16/09/2018, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori