Nuk u mjaftuan me vdekjen, veprimi i turpshëm ndaj modeles që vdiq në jahtin luksoz në Jon

Pëlqej
Modelja Sinead McNamara ndërroi jetë në jahtin luksoz të biznesmenit meksikan Alberto Baillères në ishullin Kefaloniadetin Jon.

Më pas, mjekët konstatuan se ajo kishte vrarë veten për arsye që ende janë mister.

Mes mijëra komenteve ngushëlluese, ka shumë prej tyre që e fyejnë atë edhe pse ka vdekur, raporton Albeu.com.

"Doje vëmendje medoemos. Ja e more vëmendjen e nevojshme", shkruan dikush, ndërsa një tjetër shkruan se ajo kishte dëshirë të fitonte para duke kaluar jetën në jahte luksoze dhe ja si përfundoi.

Komentet kanë gjetur hapësirë në mediat greke, të cilët e konsiderojnë si ta paprecedent këtë që po ndodh.

Australiania Sinead McNamara, një modele e njohur në Instagram u gjet e vdekur në jahtin luksoz në rrethana krejt të paqarta ndërkohë që kishin ndaluar në ishullin Kefalonia. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori