Nuk u mjaftua me shtëpinë 36,5 milionëshe, Kylie Jenner blen pronën e Miley Cyrus (FOTO LAJM)

Pasuritë e paluajtshme për miliarderen më të re në botë po shtohen dita-ditës. Para një muaji Kylie Jenner u bë pronarja e një rezidence në Holmby Hills, LA, që kushtonte plot 36,5 milionë dollarë.

Nëse menduat se shpenzoi mjaftueshëm dhe tani do shijonte vilën e saj më të re, e keni gabim pasi ajo nuk di të ndalet kur vjen fjala për shpenzime të majme. Dhe pse jo fundja? Është vetëm 22 vjeç dhe Kylie është miliarderia më e re në botë.

Së fundmi raportohet se ajo ka blerë pronën e dikurshme të Miley Cyrus me një vlerë prej 15 milion euro dhe planet e saj janë të mëdha.

“Variety” shkruan se ylli i reality show ka ndërmend që ish-pronën e Miley ta shndërrojë në një rezidencë të mirëfilltë, ku do të përfshijë pishinë, garazh për 12 automjete, ambjent për sport etj.

Kjo hapësirë ishte në pronësi të këngëtares së njohur Miley Cyrus që nga viti 2015 deri në 2018-ën dhe ajo e përdorte atë për të mbajtur kuajt e saj në një fermë.

Përpos dy pronave që përmëndëm, Kylie zotëron një rezidencë tjetër në malet e Beverly Hill që ka vlerën e 13.5 milionë euro dhe një zonë turistike në Palm Desert të Kalifornisë.
Shtuar më 09/05/2020, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori