Nuk po gjen rehat, Loredana bën sërish ndryshimin drastik në look (FOTO LAJM)

Aq shpejt sa kalon koha, po aq shpejt ndryshon edhe Loredana look. Këto kohë e kemi parë të eksperimentojë shpesh me pamjen e saj dhe nuk dimë të themi se cili nga ndryshimet i shkon më shumë.

Para pak ditësh ajo i habiti të gjithë duke u shfaqur si brune, ndërkohë që fansat dhe askush tjetër nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë si të tillë. Loredana u shfaq me flokët e gjata deri tek supet dhe të krehura me onde, teksa duket super tërheqëse dhe shkëlqen e tëra me këtë look.

Ndërkohë së fundmi ajo ka postuar në Instagram një tjetër foto, në të cilën shihej prapë me një pamje tjetër.

Reperja shfaqet këtë herë me flokë të drejtë në ngjyrë të zezë po ashtu dhe me një prerje shumë të veçantë. Edhe me këtë model ajo ngjan shumë bukur dhe mund të themi se duket thjesht WOW!

Nëse do i përmblidhnim gjithë ndryshimet e fundit në pamje të Loredanës do krijonim një album të tërë, ndaj mund ta konsiderojmë padyshim si një kameleon.

Kujtojmë se këto kohë Loredana është përfolur për një shtatzëni të dytë. Aludimet kanë nisur nga fansat e saj, pasi në disa imazhe ajo është shfaqur me një bark më të fryrë se zakonisht. Reperja nuk ka reaguar akoma ndaj këtyre lajmeve, ndërkohë që fansat e saj vazhdojnë ende të mendojnë se ajo është një pritje të një fëmije të dytë.

Shtuar më 26/01/2021, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori