Nuk ndiqen në rrjete sociale, zbulohet arsyeja pse "Kemali" nuk flet më me motrën (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë mediat turke raportuan se aktori turk, Burak Ozçivit apo siç e njohim ndryshe me emrin e rolit "Kemali" dhe motra e tij Burçun-i kishin prishur raportet e mira mes tyre.

Po ashtu dhe bashkëshorja e aktorit, Fahriye Evçen nuk fliste më me kunatën. Kjo e fundit i ka hequr të dy nga rrjetet sociale.

Së fundmi është zbuluar dhe arsyeja e zënkës familjare, një zënkë e cila e ka vendosur Burakun në një situatë të vështirë. Bashkëshortja dhe motra e tij janë grindur dhe kjo është arsyeja pse nuk flasin më. Aktorit i duhet të mbajë anën e të dyjave dhe po përpiqet që t’i pajtojë.

Burçuni është distancuar shumë nga familja e Burakut, madje ajo ka munguar dhe në ditëlindjen e nipit të saj, Karanit. Po ashtu Fahriye nuk dëshiron që Burak të takohet me motrën e tij.

Kujtojmë që në Prill të vitit 2019 Fahriye dhe Buraku u bënë prindër për herë të parë me një djalë të cilit i vendosën emrin Karan.

Shtuar më 24/04/2020, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori