Prej disa ditësh
Greta Koçi kishte lajmëruar se do të publikonte
këngën e re "Për ty po pi" dhe fansat po e prisnin me padurim. Projekti ishte caktuar të publikohej ditën e djeshme, por kjo nuk ndodhi.
Greta i kërkoi falje fansave dhe na bëri merak pasi
këngëtarja shkruan se nuk e publikoi dot projektin për arsye
familjare.
"Për arsye personale (
familjare) nuk munda dot sot të publikoj
këngën e re dhe videklipin, siç ju paralajmërova. Ju kërkoj ndjesë. Faleminderit nga zemra për interesimin tuja, qindra, mijëra mesazhe të dërguara në pritje të klipit të ri. Do të publikohet fundjavën që vjen. Ju dua të gjithëve", shkruan
Greta.
Nuk dihet ende për çfarë arsyeje
familjare Greta anuloi publikimin e videoklipit, por me siguri
këngëtarja do na e bëjë të ditur kur të rikthehet.
Shtuar më 27/10/2019,
ora 11:30